3.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKriminelët serbë sulmojnë gazetarët – KFOR-i nuk u del në ndihmë, i...

Kriminelët serbë sulmojnë gazetarët – KFOR-i nuk u del në ndihmë, i pengon të largohen (VIDEO)

Kriminelët dhe huliganët serbë gjatë ditës së premte kanë sulmuar gazetarët që po qëndronin pranë komunës së Leposaviqit.

Në pamjet e siguruara nga Dukagjini, shihen gazetarët duke ikur, teksa pjesëtarët e KFOR-it i pengojnë që të largohen nga kriminelët serbë që po i sulmonin me gurë dhe shok-bomba.

Për këtë sulm ka reaguar edhe kryeparlamentari Gluk Konjufca, duke theksuar se me këtë sulm Beogradi dëshmon se nuk ka asnjë urdhër dhe shenjë ndaj këtyre grupeve që i menaxhon për ta qetësuar situatën në veri të Kosovës.

Konjufca e ka dënuar ashpër këtë sulm dhe ka kërkuar që kriminelët të vihen para drejtësisë.

“Edhe sulmi i sotëm i grupeve të maskuara kriminale ndaj gazetarëve të medieve kosovare, tregon se Beogradi nuk ka dhënë asnjë urdhër dhe shenjë ndaj këtyre grupeve që i menaxhon për ta qetësuar situatën në veri të Kosovës. E dënoj ashpër këtë sulm mbi gazetarët dhe kërkoj që kriminelet të vihen para drejtësisë”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Gjithashtu, ka reaguar edhe Ambasada e Britanisë në Kosovë, duke e quajtur si të papranueshme dhe të pajustifikuar dhunën ndaj gazetarëve.

Ambasada u ka bërë thirrje udhëheqësve të protestës t’i ndalin sulmet ndaj gazetarëve që janë aty vetëm për të raportuar mbi zhvillimet e ngjarjeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments