7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMaqedonia ndër vendet nën mbikëqyrje në raportin e Departamentit të Shtetit për...

Maqedonia ndër vendet nën mbikëqyrje në raportin e Departamentit të Shtetit për trafikimin e qenieve njerëzore

Sipas raportit të ri të Departamentit të Shtetit për trafikimin e qenieve njerëzore, Maqedonia e Veriut është ende nën vëzhgim, pra është në rangun e vendeve të TIER 2 së bashku me Slloveninë, Kroacinë, BeH, Kosovën, Greqinë..

Raporti u prezantua sot në Uashington nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Lista, TIER 2, përfshin vende, qeveritë e të cilave nuk përmbushin plotësisht standardet minimale ndërkombëtare, por po bëjnë përpjekje të konsiderueshme për t’iu përshtatur atyre standardeve.

Vendet renditen në tre kategori: e para, e dyta dhe e treta, ku e dyta ka një nënkategori, TIER 2 WATCH LIST, ku janë Serbia, Bullgaria, Mali i Zi, që nënkupton monitorim shtesë të situatës së një vendi në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Blinken vuri në dukje se trafikimi i qenieve njerëzore është “një sulm ndaj vlerave tona thelbësore – që të gjithë janë krijuar të barabartë dhe kanë të drejtat e patjetërsueshme për jetën, lirinë dhe kërkimin e lumturisë”.

“Ajo dëmton komunitetet tona, dobëson sundimin e ligjit dhe minon sigurinë tonë kombëtare. Siç shkroi Presidenti Biden në Planin Kombëtar të Veprimit për Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore, kjo administratë është e përkushtuar që ta bëjë luftën në krye të agjendës sonë të sigurisë kombëtare. Çdo vit miliona njerëz shfrytëzohen brenda dhe jashtë kufijve, detyrohen të punojnë në fabrika me pagesë të vogël ose pa pagesë, punojnë në kushte të tmerrshme në miniera, kantiere dhe anije peshkimi ose punojnë në shtëpi private. Shumë viktima shfrytëzohen”, tha Blinken.

Raporti i Departamentit të Shtetit për Trafikimin e Personave është një nga burimet më të plota të informacionit mbi përpjekjet kundër trafikimit të qeverive në mbarë botën. Dokumenti i parë u publikua në vitin 2001.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments