3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFjalët dhe propaganda e Vuçiq s’kanë më peshë”, Vela i publikon pamjet...

Fjalët dhe propaganda e Vuçiq s’kanë më peshë”, Vela i publikon pamjet e protestave në Beograd!

Shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela, tha se “pavarësisht pretendimeve paranojake të regjimit të Vuçiqit se Kosova po nxit protesta”, pamjet që vijnë nga Beogradi e dëshmojnë se kjo është propagandë.

Ai publikoi një video ku shihen mijëra protestues në rrugët e Beogradit që u mblodhën kundër dhunës në Serbi dhe duke i kërkuar dorëheqjen presidentit serb.

“Populli i Serbisë e ka parë këtë propagandë dhe ka dalë dje në një numër të madh! Kjo tregon qartë se fjalët e Vuçiqit dhe makineria e tij propagandistike nuk kanë më peshë. Le ta quajmë Mejdan apo Pranverë Serbe, protestat vazhdojnë derisa Vuçiq të adresojë kërkesat e protestuesve. Sa më shpejt që vlerat europiane të demokracisë të zënë vend, aq më i lehtë është kalimi nga qeverisja e drejtuar nga dhuna në një bazë mbi dialogun dhe përfshirjen”.

Në Beograd u mbajt protesta e gjashtë “Serbia kundër dhunës”, e cila shpërtheu pas të shtënave masive që la disa të vdekur, shumica nxënës.

Despite Vučić’s regime’s paranoid claims that Kosovo is instigating protests, the people of Serbia have seen through this propaganda and turned out in huge numbers yesterday!

This clearly shows that Vučić’s words and his propaganda machinery hold no weight anymore.

1/2 https://t.co/Eqhb5ek02v— Blerim Vela (@Blerim_Vela) June 10, 2023

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments