Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski deklaroi se janë janë pranuar të gjitha propozimet që kishte VMRO-DPMNE-ja.
Sipas tij, madje është pranuar edhe kërkesa që kishin në lidhje me BDI-në, është pranuar në një kumtesë për shtyp nga vetë BDI-ja.
Janë plotësuar të gjitha kërkesat që kishte partia më e madhe opozitare.
Kështu, ndër të tjera, ka deklaruar kryeministri Dimitar Kovaçevski në emision “360 gradë”.
Ai shtoi se hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese është e rregulluar në kornizën e negociatave.
“Korniza e negociatave është në gjuhën maqedonase, është publike, korniza e negociatave mbron identitetin maqedonas”, u shpreh ai.
Kovaçevski beson se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë baza e funksionimit të BE-së.