Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla u ka bërë apel qytetarëve që të mos i përgjigjen thirrjeve të dyshimta për protestë jug të Mitrovicës.
Ai ka thënë se këto thirrje janë të panevojshme dhe nuk i ndihmojnë Republikës së Kosovës.
“Përmes këtij organizimi në rrjetet sociale po tentohet të nxiten tubime të panevojshme. Sipas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë, kjo thirrje po përhapet nga persona të panjohur dhe profile të dyshimta nëpër rrjetet sociale. Mbështetja e madhe qytetare e këtyre ditëve karshi vendimeve të Qeverisë dhe institucioneve tona, të drejta dhe legjitime, janë garancë e vendosjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në veri të vendit. “, ka shkruar Sveçla në Facebook.