10.5 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeSveçla thirrje qytetarëve që të mos iu përgjigjen thirrjeve të dyshimta për...

Sveçla thirrje qytetarëve që të mos iu përgjigjen thirrjeve të dyshimta për protesta të shqiptarëve në veri të Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla u ka bërë apel qytetarëve që të mos i përgjigjen thirrjeve të  dyshimta për protestë jug të Mitrovicës.

Ai ka thënë se këto thirrje janë të panevojshme dhe nuk i ndihmojnë Republikës së Kosovës.

“Përmes këtij organizimi në rrjetet sociale po tentohet të nxiten tubime të panevojshme. Sipas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë, kjo thirrje po përhapet nga persona të panjohur dhe profile të dyshimta nëpër rrjetet sociale. Mbështetja e madhe qytetare e këtyre ditëve karshi vendimeve të Qeverisë dhe institucioneve tona, të drejta dhe legjitime, janë garancë e vendosjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në veri të vendit. “, ka shkruar Sveçla në Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments