5 C
Tetovo
E mërkurë, 14 Maj, 2025
BallinaLajmeGrubi për bulevardin “Cvetan Dimov”: Ka përkrahjen e Qeverisë, me Qytetin e...

Grubi për bulevardin “Cvetan Dimov”: Ka përkrahjen e Qeverisë, me Qytetin e Shkupit punojmë edhe për “Hasan Prishtinën”

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Qytetit të Shkupit për nisjen e procedurave për ndërtimin e bulevardit “Cvetan Dimov” në Shkup.

Ai thotë se ky projekt, që është në të mirën e qytetarëve tregon përcaktimin edhe të Qeverisë për bashkëpunim me të parën e Shkupit, Danella Arskovskën edhe për projektin tjetër, të ndërtimit të bulevardit “Hasan Prishtina”.

“Përshëndes vendimin e Qytetit të Shkupit për fillimin e realizimit të dokumentacionit projektues për ndërtimin e bulevardit “Cvetan Dimov” (udhëkryqi me bulevardin Nikola Karev deri tek udhëkryqi me rrugën Xhon Kenedi dhe rruga Hristijan Todorovski Karposh).

📝Projekti është në vlerë prej 2.3 milionë euro (me TVSH), mjete të siguruara nga buxheti i Qytetit të Shkupit për këtë vit si dhe për dy vite me rradhë edhe atë:

👉 Viti 2023 – 10 milionë denarë,

👉 Viti 2024 – 70 milionë denarë, dhe

👉 Viti 2025 – 60 milionë denarë.

Realizimi i projekteve që janë në të mirë të jetës së qytetarëve gjithnjë do të kenë përkrahjen e Qeverisë dhe ky përcaktim i përbashkët me kryetaren Danella Arsovska shpejt do të konkretizohet edhe me bulevardin Hasan Prishtina (rruga e Vizvegut për Kosovë) të cilin po e realizojmë bashkë”, nënvizon zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments