12.9 C
Tetovo
E martë, 13 Maj, 2025
BallinaLajmeKurti për sanksionet e ShBA-së dhe BE-së: Jam i brengosur, por kurrë...

Kurti për sanksionet e ShBA-së dhe BE-së: Jam i brengosur, por kurrë i frikësuar

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se asnjëherë nuk është i frikësuar nga sanksionet e ShBA-së dhe BE-së, por është i brengosur rreth situatës së tensionuar në veri të Kosovës.

Kështu ka thënë ai në Forumin e Sigurisë që po mbahet në Bratislavë.

“Jam i brengosur pothuajse gjatë gjithë kohës, por asnjëherë i frikësuar”.

“Jemi duke punuar shumë që ta gjejmë një rrugë për të dalë jashtë kësaj situate”.

Duke folur për situatën aktuale në veri, Kurti ka thënë se rrugëdaljen nga tensionet në veri e sheh në një “hekurudhë të drejtë me dy binarë”.
Ai theksoi se fillimisht duhet të tërhiqen huliganët nga rrugët e pastaj të ulet numri i policisë së pranishme në veri, dhe në të njëjtën kohë të avancohet me implementimin e marrëveshjes.

“Po punojmë shumë të gjejmë rrugëdaljen. S’duhet të jetë hekurudhë e lakuar, por me dy traka. E para të dilet nga kriza me sundim të ligjit, huliganët në Serbi ose në burg në Kosovë, e më pas ulja e numrit të policisë dhe normalizim të situatës dhe implementimi i shpejtë, i plotë, pa shtyrje e pakushte i marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments