8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKovaçevski-Lajçak: Maqedonia e Veriut faktor i dëshmuar i stabilitetit në rajon

Kovaçevski-Lajçak: Maqedonia e Veriut faktor i dëshmuar i stabilitetit në rajon

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ka takuar në Bratislavë përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ne kuadër të Forumit Global të Sigurisë GLOBSEC 2023.

Dy bashkëbiseduesit theksuan se në vend është i nevojshëm dialogu politik dhe se të gjithë aktorët shoqërorë, politikë, joqeveritare, civile në vend duhet të arrijnë një konsensus që të mos pengohet procesi për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Në takim, kryeministri Kovaçevski theksoi se anëtarësimi i shpejtë i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të parandalonte pikat e ndjeshme të rajonit që të prishin sigurinë dhe stabilitetin dhe me këtë ta pengojnë zhvillimin ekonomik të rajonit.

Kovaçevski dhe Lajçak bënë thirrje edhe për de-përshkallëzimin e menjëhershëm të situatës në Kosovë dhe për kthimin e paqes dhe stabilitetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments