6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVuçiqi kërkon tërheqjen e kryetarëve shqiptarë nga veriu

Vuçiqi kërkon tërheqjen e kryetarëve shqiptarë nga veriu

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërkoi tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës, ashtu si edhe të kryetarëve të komunave me kombësi shqiptare.

Vuçiqi i bëri komentet në takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it: Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, njofton kabineti i tij.

“Shpresoj se do të mund ta bindni [kryeministrin e Kosovës, Albin] Kurti që t’i tërheqë forcat e tij dhe kryetarët personalë nga veriu”, tha Vuçiqi.

Sipas komunikatës që iu dërgua mediave, Vuçiqi tha, po ashtu, se Serbia do ta vazhdojë komunikimin me përfaqësuesit e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, me “besimin më të mirë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”.

“Presidenti shprehu keqardhjen e tij për ushtarët e lënduar të KFOR-it, por theksoi se një numër shumë më i madh i serbëve u plagosën, se kundër tyre u përdorën armë zjarri dhe forcë e madhe fizike, edhe pse ata që në fillim bënë rezistencë të padhunshme”, thuhet në deklaratë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments