12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeProtestuesit serb ,fillojnë të grumbullohen pranë ndërtesave komunale në veri, Policia: Situata...

Protestuesit serb ,fillojnë të grumbullohen pranë ndërtesave komunale në veri, Policia: Situata është e qetë

Protesta kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, po vazhdojnë edhe sot.

Në Leposaviq dhjetëra persona tashmë janë grumbulluar pranë rrethojave të KFOR-it.

Grumbullimi i protestuesve serbë ka nisur pranë objekteve të komunës edhe në Zubin Potok e Zveçan.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se aktualisht situata në këto tri komuna është e qetë.

“Nuk kemi ndonjë incident që e kemi regjistruar. Policia është duke i kryer detyrat e veta sipas angazhimeve që i ka”, thotë Veton Elshani nga ky institucion për REL.

Sipas tij, zyrtarët policorë po vazhdojnë të qëndrojnë pranë tri ndërtesave komunale në veri të Kosovës.

Kjo është dita e tretë e protestave, që u përcollën me tensione e dhunë nga protestuesit serbë.

Misioni i NATO-s në Kosovë ka bërë të ditur se janë rreth 25 të plagosur nga kontingjenti shumëkombësh gjatë ndalimit të demonstruesve protestues që ndodhi në komunën e Zveçanit.

Po ashtu u sulmuan edhe shumë ekipe gazetarësh.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments