6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLila Stefanova nuk ka pasur njohuri për incizimin, është e gatshme të...

Lila Stefanova nuk ka pasur njohuri për incizimin, është e gatshme të bashkëpunojë me Prokurorinë për “Reket”-in

Prokurorja, Lile Stefanova e cila e ka zhvilluar hetimin për lëndën “Perandoria” të PSP-së, në të cilën i dyshuar është Jordan Kamçev, sot deklaroi se pret që Prokuroria për krim të organizuar tërësisht ta zbardhë tërë rastin “Reket” dhe se ajo do të bashkëpunojë dhe do t’i ndajë të gjitha punës që i din.

Stefanova për MEDIAL-n tha se nuk ka pasur njohuri për incizimin që e publikoi gazeta “La Verita” dhe se sot për herë të parë e ka parë.

“Jo vetëm që nuk kam pasur njohur se ekziston një incizim i tillë, por jam edhe e neveritur. Pres që Prokuroria për krim të organizuar ta zbardhë tërë rastin. Unë do të bashkëpunoj dhe do t’i ndajë të gjitha punët të cilat i di”, ka thënë Stefanova.

]Sipas prokurores, hetimi për rastin “Perandoria” është vendosur në këmbë të shëndosha, por se me muaj është penguar për shkak të mendimit parimor të cilin e ka sjell Gjykata supreme.

Stefanova nuk ka dashur ta komentojë kumtesën e PSP-së, në të cilën theksohet se me incizimin lidhur me rastin “Reket” të cilin e transmetuan shumë mediume, “pa mëdyshje konfirmohet se nuk ka lidhje midis thënieve dhe incizimit dhe propozimeve të cilat sillen nga ana e Prokurorisë Publike për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve dhe vendimeve të gjykatave”, duke thënë se nuk e ka parë. .

linkuhttps://makpress.mk/Home/PostDetails?PostId=300997

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments