Të punësuarit në Drejtorinë për të Ardhura Publike që janë pjesë e sindikatës, protestuan në mbarë vendin. Në Tetovë nuk punuan për gjysmë ore si shprehje e pakënaqësisë se pagën nuk po e marrin me rritje, gjë që siç thonë, u takon sipas ligjit.
“Sot protestojmë të shprehim pakënaqësinë për të drejtat që na janë shkelur që nuk është dhënë rritja e pagave që na takon në përputhje me ligjin për buxhet, gjegjësisht nenin 66 për buxhet në bazë të cilës organeve që janë në kuadër të ministrisë u takon rritje rroge për 30%.”
Sindikalistët ankohen se edhe pse punët dhe detyrimet janë rritur vit pas viti, asnjëherë rast nuk kanë pasur rritje rroge në bazë të asaj që u takon. Nëse ata nuk marrin përgjigje pozitive nga ana e punëdhënësve, pohojnë se do të vazhdojnë me protesta. Sindikata e Drejtorisë për të Ardhura Publike ka 500 anëtarë, ndërsa në nivel republikan në këtë drejtori janë mbi 1000 të punësuar