4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGrubi: 51 deri në 70% të resurseve vendore në ndërtimin e korridoreve...

Grubi: 51 deri në 70% të resurseve vendore në ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi sot përmes një postimi në rrjetet sociale ka sqaruar edhe më tej funksionimin e marrëveshjes me Bechtel Enka duke bërë krahasimin e asaj se si kanë punuar e funksionuar në rajon dhe tek ne.

Postimi i Grubit:

Sipas ligjit special dhe kontratës, konzorciumi Bechtel Enka obligohet të angazhojë së paku 51% të resurseve vendore.

Në Kosovë, mbi 70% e të punësuarve kanë qenë vendor, ndërsa në Shqipëri e Serbi rreth 50% gjithashtu vendor.

Parashikimet fillestare, pas analizës së tregut, janë se edhe në vendin tonë do të angazhohet e gjithë forca e disponueshme punëtore, mundësisht të tejkalojë edhe 70%.

Të gjitha të drejtat dhe obligimet e parapara me ligjin për marrëdhënie pune dhe ligjet tjera do të respektohen në përpikshmëri.

Të ju përkujtoj edhe një herë: Opozita, VMRO dhe Levica, me bllokadën e ligjeve në Kuvend, do ta kushtojë shtetin mbi 150 milion euro dhe dy vite humbje kohe. Realizimin e projektit nuk mund ta ndalin në asnjë mënyrë të vetme, vetëm mund ta shtrenjtojnë dhe vonojnë përfundimin e autostradave.

Është në duart e deputetëve të vendosin nëse autostradat do të ndërtohen më shpejtë dhe më lirë ose më ngadalë dhe më shtrenjtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments