7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Kushtet e njejta si në RMV” – Grubi: Në Serbi u lëshua...

“Kushtet e njejta si në RMV” – Grubi: Në Serbi u lëshua në përdorim autostrada e ndërtuar nga Bechtel-Enka

Zëvendëskryeministri Artan Grubi ka njoftuar sot se kompania Bechtel – Enka që do të ndërtojë Korridorin 8, punon me të njejta kushte edhe në Serbi, përcjell KlanM. Madje, siç shkruan Grubi, pikërisht sot është lëshuar në përdorim një pjesë e kësaj autostrade, ndërsa përmedn se edhe atje sikurse në Maqedoni është votuar ligj special për autotradën.

“Edhe tek ne u miratua ligji special nga Kuvendi, u negociua kontrata me po të njejtën kompani për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D dhe u nënshkrua, ndërsa tani më Qeveria ka paguar edhe 117 milion euro për paradhënie dhe mobilizim. Lajmet e rreme dhe bllokada e opozitës në Kuvend nuk e ndalon dot ndërtimin, vetëm e shtrenjton dhe e zgjat”, ka shkruar Grubi.

Grubi shton se nga deputetët do të varet nëse autostradat do të ndërtohen më shpejtë dhe më lirë ose më ngadalë dhe më shtrenjtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments