-0.9 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMaqedoni, punonjësit e Filharmonisë protestuan para Minsitrisë së Kulturës

Maqedoni, punonjësit e Filharmonisë protestuan para Minsitrisë së Kulturës

Maqedonisë protestuan para Ministrisë së Kulturës për të shprehur pakënaqësinë e vendimit qeveritar që në objektin e tyre të vendoset jazz orkestri.

Ata thonë se kanë marrë premtim nga ministrja Kostadinovska-Stojçevska se vendimi, sipas tyre, që është miratuar në mënyrë jotransparente dhe pa konsultime do të ndryshohet, megjithatë, situata mbetetet e njëjtë.

“Padrejtësisht jemi vendosur në situatë mbrohemi nga ata të cilët duhet ta mbojnë institucionin tonë dhe për këtë arsye vendosëm të kundërshtojmë përmes protestave të qeta deri në ndryshimin përfundimtar të këtij vendimi. Sot me këtë protestë vetëm paralajmëruam dhe javën e ardhshme do protestat do të jenë më intensive”, that kryetari i Sindikatës së Filharmonisë, Vladmiri Lazarevski.

Nga Ministria e Kulturës bëjnë të ditur se bëhet fjalë për zgjidhje të përkohshme deri sa të zgjidhet statusi i orkestrës të sapo formuar të jazzit.

“Besojmë se së shpejti do ta dëgjoni vendimin dhe se do t’u bëhet e qartë se askush nuk ka pasur qëllime tjera. Nuk ka logjikë që Ministria e Kulturës të punojë në dëm të institucioneve që janë nën ministrinë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Kulturës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments