Drejtoria për të Ardhura Publike njoftoi se obliguesit tatimorë dhe kontabilistët kanë tre ditë pune shtesë për dorëzimin e deklaratave të TVSH-04.
Afati përfundimtar për dorëzimin e këtyre deklaratave tatimore për periudhat tatimore nga 01.01.2023-31.03.2023 dhe për 01.03.2023-31.03.2023 nga obliguesit mujor dhe tremujor për TVSH në vend të datës 25 do të llogaritet për 28 prill.
Zgjatja treditore e afatit për dorëzimin e deklaratave të TVSH-së-04 është për të shmangur paraqitjen e vështirë të deklaratave tatimore përmes sistemit е-Tatime dhe për shkak të shumicës së ditëve jopune në muajin prill 2023, informon DAP.