Njësiti special i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka kryer bastisje në Burgun e Idrizovës, bëjnë të ditur për TV21 burime brenda burgut.
Të njëjtat burime sqarojnë se bastisja ka ardhur si rezultat i disa aktiviteteve problematike që janë kryer nga dy të burgosur.
Të njëjtit të burgosur, ditë më parë janë transferuar nga pjesa e mbyllur në pjesën gjysmë të hapur, por meqë kanë vazhduar të krijojnë rrëmujë, sot janë kthyer sërish në pjesën e mbyllur.
Burimet në fjalë demantojnë informacionet që qarkullojnë në publik, se bastisja e sotme vjen si rrjedhojë e djegies së veturës ditë më parë të komandantit të burgut./TV21