Presidenti austriak, Aleksander van der Bellen ka qëndruar sot për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në këtë vizitë ai ka takuar krerët më të lartë të institucioneve po edhe presidentin Pendarovski.
Aleksander Van der Bellen takoi edhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi po edhe mbajti fjalim para deputetëve të Maqedonisë së Veriut.
Në fjalimin e tij, presidenti austriak ka folur në gjuhën maqedonase po edhe në gjuhën shqipe.
“Falemderit për ftesën”, tha ai para deputetëve, por dhe para presidentit, kryeministrit, ministrave, e krerëve të institucioneve fetare të cilët kishin ardhur për ta dëgjuar fjalimin e tij ceremonial në Kuvendin e Maqedonisë.
Fjalimin e Van der Bellen e kanë ndjekur edhe shumica e përfaqësuesve të ambasadave që janë të vendosura me zyra në vendin tonë.