4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaA do të arrestohet vërtet Donald Trump?

A do të arrestohet vërtet Donald Trump?

Si do të dukej, për shëndetin e demokracisë amerikane, nëse ish-presidenti Donald Trump vihet në pranga javën e ardhshme për akuzat se ai i ka paguar “hush-hush para” (para që i paguhën dikujt për ta mbajtur sekret një informacion) porno yllit Stormy Daniels?

Vetë Trump duket se po përgatitet për persekutim ligjor për atë që ai e quan “Plota e zhvatjes së Daniels Stormy Horseface.” Ai thotë se pret të arrestohet të martën dhe e fajëson ish-avokatin e tij “të çuditshëm” Michael Cohen, i cili pretendon se Trump i ka dhënë atij 260,000 euro për ta paguar Daniels dhe një grua tjetër të quajtur Karen McDougal, e cila u votua si ‘shokja e dytë më seksi e Amerikës e viteve 1990’.

Trump i ka mohuar gjithmonë këto akuza dhe thotë se çështja e Daniels është ‘e vjetër dhe tani shpesh e zhvlerësuar’ Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg ka kryer hetime nëse pagesat e pretenduara të Trump e shkelin ligjin e shtetit. Fushata e Trump thotë se Bragg është një “prokuror demokrat i majtë radikal i mbështetur nga George Soros”.

Trump u ka bërë thirrje mbështetësve të tij të ‘protestojnë’ – gjë që kundërshtarët histerikë të medias e kanë interpretuar menjëherë si një thirrje tjetër për dhunë enjëjtë sikurse ajo e 6 janarit në Kapitol Hill. 

 Ekipi i ish presidentit Trump argumenton se armiqtë politikë të korruptuar të Presidentit të 45-të dhe shteti i thellë e kanë ‘armatosur’ sistemin e drejtësisë kundër tij. Gjuha tingëllon hiperbolike, por nuk është krejtësisht e gabuar. Si do ta quanit ndryshe situatën kur një figurë politike ndiqet penalisht kaq fuqishëm në kaq shumë fronte, shpesh në ato që duket të jenë prova të pakta?

Trump, i njohur edhe si Berlusconi amerikan, ka një të kaluar me të arritura dhe dështime, pa dyshim, dhe një marrëdhënie të çuditshme me realitetin. Por nuk mund të mohohet gjithashtu se tetë vjet përpjekje për ta ndjekur penalisht atë në fronte të shumëfishta – Rusia, Ukraina, taksat, nxitja e dhunës, heshtja përmes parave, mashtrimi dhe më shumë – kanë dështuar deri më tani, edhe nëse ai është fajësuar (impeached) dy herë.

Megjithatë, ndjekjet penale dhe historitë rreth tyre vazhdojnë e vazhdojnë, si një lloj tabloidi Huit Clos. Yjet porno! Dokumente sekrete! Tentativa për kryengritje! Dhe më pas asgjë nuk ndryshon dhe amerikanët ndoshta do të duhet të zgjedhin mes Donald Trump dhe Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments