8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTetovë, vazhdojnë aktivitetet e kontrollit në komunikacion

Tetovë, vazhdojnë aktivitetet e kontrollit në komunikacion

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë edhe këtë fundjavë ka kryer disa aktivitete të kontrollit në komunikacion për rend dhe siguri më të madhe në rrugët në rajonin e gjerë të Pollogut. Këshut që, dje (19-mars) nga ora 12:00 deri në orën 18:00 është kryer aksion-kontrollues për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet, gjatë së cilës janë konstatuar dhe sanksionuar 57 tejkalime të shpejtësisëë maksimale të lejuar (TE-22 dhe GV-35) jashtë vendbanimit. Tre nga tejkalimet ishin me mbi 70 kilometra në orë (TE-2 dhe GV-1), 24 tejkalime deri në 70 kilometra në orë (TE-12 dhe GV-12) e kështu me radhë.
 Përveç këtyre, janë sanksionuar edhe 52 tejkalime të shpejtësisë së përcaktuar në vendbanim (TE-25 dhe GV-27), si dhe 10 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-2 dhe GV-8).
 Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë edhe një herë apelon drejtuesit e mjeteve që të mos nxitojnë pa nevojë dhe të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, veçanërisht në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup, ku shpeshherë shpejtësia tejkalohet për 50 kilometra në orë e më shumë. E njëjta gjë vlen edhe për rrugët regjionale dhe lokale, ndërsa rekomandohet kujdes maksimal për vozitësit në rrugët e qytetit, veçanërisht në hyrjet në Tetovë dhe Gostivar. Duke vepruar kështu, ata do të kontribuojnë drejtpërdrejt në përpjekjet e vazhdueshme që po ndërmerren për siguri më të madhe personale dhe të përgjithshme të trafikut në këtë fushë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments