Sipas informacioneve të A1on, vrasja ka ndodhur rreth gjysmë ore më parë kah ora 20 pranë lokalit të kafesë “Shisha Bar”.
Siç pohojnë dëshmitarët okularë për A1on, pranë kafenesë u vranë dy persona, të cilët sipas informacioneve të pakonfirmuara aktualisht, ishin persona të njohur në botën e krimit.
Për momentin nga MPB konfirmojnë vetëm se ka pasur të shtëna në Çarshinë e Shkupit, por nuk ka më shumë detaje, përkatësisht do të njoftohen së shpejti pasi policia të bëjë kontrollin fillestar të vendit.