11.1 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmePamje nga vendi i vrasjes tragjike të dy personave të njohur në...

Pamje nga vendi i vrasjes tragjike të dy personave të njohur në Shkup (FOTO)

Një vrasje e dyfishtë me kallashnikov ka ndodhur sonte në Çarshinë e Vjetër në Shkup.

Sipas informacioneve jozyrtare, vrasja ka ndodhur rreth gjysmë ore më parë pranë lokalit të kafesë “Shisha Bar”, shkruan TS.mk.

Siç pohojnë dëshmitarët okularë, pranë kafenesë kanë mbetur të vrarë dy persona, të cilët sipas informacioneve të pakonfirmuara aktualisht kanë qenë persona të njohur në botën e krimit.

Dëshmitarët okularë pohojnë se njëri prej tyre është personi me nofkën Zhila e tjetri Laci.

Nga MPB-ja për momentin vetëm konfirmojnë se ka pasur të shtëna në Çarshinë e Shkupit, por nuk ka më shumë detaje, gjegjësisht do të njoftohen së shpejti pasi policia të bëjë kontrollin fillestar të vendit./TS

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments