11.1 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaEkonomiKreshnik Bekteshi: Do të ulet çmimi i rrymës elektrike

Kreshnik Bekteshi: Do të ulet çmimi i rrymës elektrike

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp tha se nga 1 korriku pritet të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike. Bekteshi tha se ky konkluzion vjen duke i marrë parasysh të dhënat aktuale në energjetikë.

“Unë jam i bindur dhe nga sot mund të them se të gjitha vendimet do të jenë në drejtimin në atë që të ruhet standardi jetësorë i qytetarëve dhe të mbështeten kompanitë e vogla dhe të mesme, në këtë pjesë që të jenë sa më konkurrues, që do të thotë që nuk presim që të ketë rritje të energjisë elektrike nga 1 korriku, duke i marrë parasysh të dhënat e tanishme, ajo që parashikohet. Në të kundërtën, pritet të ketë ulje, ashtu siç bëmë nga 1 janari”, tha Bekteshi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments