2.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGazetari i paraburgosur Stamenkovski nga “Dokaz.mk” mbetet sonte në stacionin policor ,...

Gazetari i paraburgosur Stamenkovski nga “Dokaz.mk” mbetet sonte në stacionin policor , nesër do të merret vendim për paraburgim.

Nga shtëpia e Stamenkovskit janë marrë telefona celularë, kompjuterë dhe para të gatshme dhe janë regjistruar mesazhet.

Sonte është duke u bërë bastisje në shtëpinë e pronarit të portalit Dokaz, gazetarit Marjan Stamenkovski në Shkup.

Bastisja ka vazhduar për disa orë dhe është duke u kryer me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike Shkup. Nga shtëpia e Stamenkovskit janë marrë telefona celularë, kompjuterë dhe para të gatshme dhe janë regjistruar mesazhet.

Siç mësojmë, Stamenkovski do ta kalojë natën në stacionin policor në Karposh, ndërsa nesër planifikohet të sillet para gjykatësit në procedurë paraprake.

Informacionet e pakonfirmuara thonë se bëhet fjalë për një raport në lidhje me shkrimet e Stamenkovskit për një person nga Departamenti i gjashtë i MPB-së.

Në shtëpinë e gazetarit sonte është thirrur edhe një ambulancë pasi Stamenkovski është ankuar se nuk është mirë, raporton Plusinfo.

https://kanal5.com.mk/privedeniot-novinar-stamenkovski-od-dokaz-mk-ostanuva-vo-stanica-utre-se-reshava-za-pritvor/a567872

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments