4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFondi për Sigurim Shëndetësor: Pacientët mund të mjekohen pa pengesa, jemi duke...

Fondi për Sigurim Shëndetësor: Pacientët mund të mjekohen pa pengesa, jemi duke u përballur me sulm kibernetik

Fondi për Sigurim Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut (FSSHRMV) sot pasdite kumtoi se pacientët do të mund të mjekohen pa pengesa edhe krahas problemeve teknike dhe sulmit kibernetik me të cilin po përballet institucioni, i cili një pjesë e sistemeve të IT-së i ka jofunksionale.

“Edhe krahas problemeve teknike dhe mosfunksionimit të një pjese të sistemit elektronik, pacientët do të munden edhe më tej pa pengesa të mjekohen në të gjitha klinikat so edhe përmes mjekëve amë të cilët mund të kryejnë kontrolle, të japin udhëzime dhe receta të cilat merren në farmacitë pa pengesa”, kumtoi FSSHRMV.

Për momentin, thonë, FSSHRMVE është duke u përballur me sulm i cili shkakton mosfunksionim të një pjese të sistemeve TI. Ekipi i ekspertëve është duke punuar 24/7 në përballjen me sfidat dhe mënjanimin e tyre sa më parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments