Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot në një konferencë për media ka njoftuar vendimet e fundit të qeverisë. Ai tha se edhe në vitin 2023 vazhdon mbështetja financiare për amvisëritë për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike të kategorive më të rrezikuara të qytetarëve.
Deri në fund të këtij muaji, amvisëritë me të ardhura të ulëta mund të aplikojnë për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike. Thirrja publike tashmë është publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Ekonomisë dhe për këtë masë janë ndarë 60 milionë denarë.Sipas programit për personin beqar me të ardhura deri në 18.000 denarë, për amvisëri me dy anëtarë deri në 25.000 denarë dhe për amvisëri deri në tre anëtarë deri në 30.000 denarë, ulja e faturës do të jetë 600 denarë, ndërsa për një. amvisëri me katër anëtarë me të ardhura deri në 36.000 denarë dhe për amvisëri me pesë anëtarë e më shumë deri në 43.000 denarë, ulja e faturës do të jetë 800 denarë”, informoi ministri.