2.3 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTërmeti me mbi 2500 viktima/ Turqia shpall 7 ditë zie kombëtare! Shkollat...

Tërmeti me mbi 2500 viktima/ Turqia shpall 7 ditë zie kombëtare! Shkollat mbyllen për 1 javë

Turqia ka shpallur 7 ditë zie kombëtare pas tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin dhe shtetin e Sirisë, duke shkaktuar të paktën 2500 viktima.

Lajmin e bëri të ditur Presidenti Recep Tayyip Erdogan përmes një postimi në rrjete sociale. Erdogan shkruan se në të gjitha institucionet, flamujt do të varen në gjysmë-shtizë.

Postimi i Erdogan:

Kemi shpallur 7 ditë zie kombëtare për shkak të tërmetit që goditi vendin tonë më 6 shkurt 2023. Flamujt kombëtarë nëpër institucione do të qëndrojnë në gjysmë-shtizë deri në perëndimin e diellit më datë 12 shkurt 2023.

Edhe shkollat do të qëndrojnë të mbyllura për 1 javë. Këtë e bëri të ditur ministri i edukimit, Mahmut Ozer në një konferencë për mediat.

Sipas raportimeve të mediave vendase, deri më tani në Siri dhe Turqi janë regjistruar mbi 2500 viktima. Vetëm në Turqi kanë humbur jetën 1651 persona, ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor në spital.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments