Një prej muraleve të Tiranës është përzgjedhur ndër 100 më të mirat e botë! Muralja me titull “Perceptimi 2,0” realizuar nga artisti zviceran Fabian Florin, ndodhet në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë dhe tashmë është në garë për vendin e parë, si muralja më e mirë në gjithë botën.Çdo vit, në kryeqytetin shqiptar organizohet “Mural Fest Tirana”, një prej festivaleve më të veçanta të artit. Kjo traditë është nismë, e drejtorit të Agjencisë së Dekorit, Henril Çule, kuruar nga piktori dhe artisti shqiptar, Helidon Haliti.Street Art Cities ka përzgjedhur 100 muralet më të mira dhe ka hapur votimin për fituesin.
