16.1 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeTAV Maqedoni: Sot prej orës 09:00 nuk ka fluturime të anuluara

TAV Maqedoni: Sot prej orës 09:00 nuk ka fluturime të anuluara

Nga ora 20:00 e datës 2 janar deri në orën 9:00 të mëngjesit të sotëm, 3 janar 2023, kompanitë ajrore anuluan 10 fluturime dhe devijuan 3 fluturime, për shkak të uljes së dukshmërisë si pasojë e mjegullës së dendur në luginën e Shkupit.

Sipas rregullave të linjave ajrore për situata të tilla, ata organizojnë transportin dhe akomodimin në hotel për pasagjerët.

Nga TAV Maqedoni thonë se për të gjitha informacionet e mëtejshme në lidhje me marrjen e të drejtave të pasagjerëve, ata i drejtojnë pasagjerët të kontaktojnë kompaninë e tyre ajrore, për kushtet me të cilat kanë rënë dakord kur kanë blerë biletat e avionit.

“Nëse pasagjerët duhet të kërkojnë më tej të drejtat e tyre të pasagjerëve, i drejtojmë që të kontaktojnë Agjencinë e Aviacionit Civil, në ueb faqen e së cilës janë të përcaktuara rregullat dhe kushtet për ushtrimin e tyre: https://www.caa.gov.mk/. Sot nga ora 9 e tutje në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit nuk ka fluturime të anuluara”.

“Për momentin nuk presim anulime, por dukshmëria është e ndryshueshme dhe varet nga kushtet atmosferike në të cilat ndodhet lugina e Shkupit prej disa ditësh. Udhëzojmë pasagjerët të ndjekin faqen tonë të internetit: www.skp.airports.com.mk, në rubrikën Fluturime (Nisje/Mbërritje). Atje, çdo ndryshim në orarin e rregullt të fluturimeve përditësohet në kohë reale ndërsa marrim informacionin në sistemet tona”, thonë nga TAV Maqedoni.

Gjithashtu thonë se “nëse kanë nevojë për informacion shtesë, mund të paraqiten në sportelin e informacionit, e cila punon 24/7, si dhe në numrin e telefonit +389 2 3148 333”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments