-1.4 C
Tetovo
E enjte, 16 Janar, 2025
BallinaLajmeBotaZelensky përsërit: Rusët kryen sulmin mbi Poloni

Zelensky përsërit: Rusët kryen sulmin mbi Poloni

Presidenti i Ukrainës, ka vazhduar të insistojë se sulmet mbi Poloni të martën, ku u vranë dy polakë, nuk shkuan nga Ukraina. Ai deklaroi se nuk dyshon në raportin e komandantit të Forcave Ajrore të Ukrainës, se raketa nuk ishte “ukrainase”.

Kjo nuk ka kuptim që unë të mos iu besoj atyre. Kam kaluar luftën me ta”, deklaroi Zelensky, raportoi BBC-ja mërkurën.

Zelensky tha se të martën, Rusia i nisi 100 sulme raketore në drejtim të Ukrainës, ku rreth 25 prej tyre ishin në drejtim të Ukrainës perëndimore.

“Nëse ishte përdorimi i mbrojtjes tonë kundërajrore (mbi Poloni v.j.) dhe shkatërrimet u gjetën në territorin e Polonisë, atëherë unë dua prova. Nëse këto sulme i vranë këta njerëz, ne duhet të kërkojmë falje. Por, më falni, fillimisht të hetohet, të ketë qasje, të dhëna”, deklaroi Zelensky.

Ai u shpreh se nuk dëshiron t’i japë fund kësaj ngjarjeje dhe mbështetet në bashkëpunimin e partnerëve, ndihma e të cilëve, sipas Zelenskyt, është e jashtëzakonshme kundër agresionit rus.

Dy polakë u vranë të martën në Poloni dhe sipas Ukrainës, sulmi u krye nga forcat ruse. Këtë pretendim e thanë edhe një pjesë e vendeve perëndimore, derisa NATO-ja ka nisur një hetim mbi këtë ngjarje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments