-4.9 C
Tetovo
E hënë, 13 Janar, 2025
BallinaLajme“Bllagoja Toska”, Komuna nuk arriti ta rrënojë shtëpinë që pengon ndërtimin e...

“Bllagoja Toska”, Komuna nuk arriti ta rrënojë shtëpinë që pengon ndërtimin e bulevardit,shumë kozmetikë politike nga Bilall Kasami

Lajmi interaktiv

Policia ishte aty në kohë në orën 10 para dite me të gjitha masat mbrojtëse me mbi 40- policë ,kukuvajka e Bilall Kasamit për policinë ra në ujë ,por Bilall Kasami dhe ekipa Hallall ,që u prin parakabinetisti Besar Durmishi dhe kabineti nuk erdhën ,një pjesë e ekipës së inspektoriatit ndërtimor komunal erdhën me vonesë ,kokëulur sikur me pasë fajin,por ashiqare diktohej se diçka nuk shkon në këtë rast.Kompetentët komunal ikën pas 1 ore ashtu si erdhën pa deklaratë për mediat .Por nga syri i ”lig gazetaresk” diçka e çuditëshme u vërejt .shumë punëtorë në këtë kantier që i vërejtëm ishin badihavxhi-sehirxhi apo mos dhashtë zoti ,Mesut Shabani për këto 30 vjet gazetari nuk i ka pa aq në Tetovë ,dhe nuk dukeshin se janë puntorë fizik …prej te shkolla tekstile deri te vendi i ngjarjes .Gazetarët u detyruan pas orës 13 ,të shkojnë tek Komuna për deklaratë dhe humori parakabinetisti Besar Durmishi shiste demagogji dhe bënte kozmetikën politike të kryetarit Bilall Kasamit .Kush vë bast se mbas dy jave e njëjta gjë …A mund të mos dështonte aksioni sot PO .Pra Bilall Kasami u tërhoq por në politikë tërheqja shkruhet minus ….Dil pak o Kryetar në qytet,ose lësho njerëz të dëgjosh se çflasin qytetarët ,pra dënon votuesit për interesa klanore ,dhe kur nuk ka kaçik intelektual në vjelje dhe sjellje të investimeve kapitale,atëherë haraç qytetarëve,kjo dihej që nga koha e sulltanatit …

Dhe një pyetje për fund për Bilall Kasamin ,nuk ju pamë në Festën më 29 tetor ,në Shkup …PSE (mbase mua më kanë lënë sytë ,nuk ju pashë ) ?!.Cumhuriyet Bayram? – Dita e Republikes – festim  Përvjetori i shpalljes së Republikës së Turqisë….www.telegrami.mk

====================================

lajmi aktiv që qarkullon

Shtyhet hapja e bulevardit “Bllagoja Toska” në Tetovë. Pas më shumë se një orë negociata mes komunës së Tetovës dhe pronarit të shtëpisë, u arrit marrëveshje që sipas pronarit prishja e shtëpisë për hapjen e bulevardit të shtyhet për dy javë. Ndërkohë brenda kësaj kohe pronari i objektit Islam Rushiti thotë se komuna duhet të lejojë ndërtimin e shtëpisë për këtë familje në një pjesë të oborrit që ka mbetur.

“Për dy javë ditë është vendosur që të rijmë pra edhe dy javë këtu. Brenda dy javësh ne duhet ta lirojmë shtëpinë dhe ata të na japin paratë sa është bë vlerësimi dhe të bëhet plani që ne të ndërtojmë aty”, deklaroi Islam Rushiti, pronar i shtëpisë.

Por ndryshe nga Rushiti, nga komuna e Tetovës thonë se nuk do lejohet ndërtimi i shtëpisë, ndërsa afati për tu larguar nuk është dy por një javë.

“Të gjitha procedurat gjyqësore sa i përket eksproprijimit kanë përfunduar dhe vendi është i komunës së Tetovës, andaj dhe kërkuam zhvendosjen e asaj familjeje. Ata kanë kërkuar afat kohor një javë që të mund t’i largojnë mjetet që janë aty. Ne kërkuam nga avokati i tij të bëj shkresë edhe për një javë dhe ne e miratuam. Gjitha procedurat kanë përfunduar. Janë dy çështje të ndryshme pra, ata mund ta vazhdojnë procesin gjyqësor për çështjen e çmimit por procesi i eksproprijimit ka përfunduar dhe ne kërkojmë në bazë të vendimit të gjyqit organet e rendit ta mënjanojnë atë objekt. Sepse realisht ajo pronë është në emër të komunës”, deklaroi Besar Durmishi, komuna e Tetovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments