Policët nga SPB Tetovë mbrëmë kanë hequr lirinë B.Sh.(44) nga fshati Nerashtë i Tetovës, pas raportimit se ka sulmuar fizikisht një nxënës.
Siç informojnë nga MPB, S.D.K.(39) nga fshati Përshevcë i Tetovës ka raportuar se më 11.11.2022 rreth orës 10:30, derisa ishte në shkollë, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga i akuzuari. , i cili ishte mësuesi i tij.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse.