7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKuvendi i RMV -së e solli Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve

Kuvendi i RMV -së e solli Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve

Kuvendi sot në kuadër të vazhdimit të seancës së 79-të, e solli Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve me procedurë të shkurtuar.

Debati për këtë propozim u zhvillua dje, ndërsa ajo që është risi dhe kyçe në këtë Ligj të ri është që vendosen, gjegjësisht i kushtohet vëmendje të veçantë praktikave të padrejta tregtare, praktikave tregtare mashtruese dhe praktikave agresive tregtare gjatë shitjes së mallrave dhe shërbimeve, duke i përfshirë edhe pasuritë e patundshme, shërbimet digjitale dhe përmbajtjet digjitale.

Me Propozim ligjin duhet të sigurohet edhe nivel i lartë i mbrojtjes së të drejtave për konsumatorët dhe njëkohësisht garanton kushte më të lehta për punë afariste.

Me Propozimet, rregullohen të drejtat dhe obligimet e konsumatorëve dhe të tregtarëve në marrëdhëniet konsumatore, mënyrat dhe procedurat e mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve, informimin e konsumatorëve, avancimin e njohurive të konsumatorëve për të drejtat e tyre dhe mënyrat dhe procedurat e mbrojtjes së tyre, të drejtat dhe detyrimet e shoqatave dhe aleancave për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve, të drejtave dhe obligimeve të organeve kompetente.

Me zgjidhjen e re ligjore mundësohet realizim më i mirë i të drejtave të konsumatorëve përmes mbikëqyrjes efektive të tregut, informimit dhe edukimit më të mirë të konsumatorëve për të drejtat e tyre, forcimin e pavarësisë dhe përfaqësimit të shoqatave për mbrojtjen e konsumatorëve dhe siguron instrumente për zgjidhje të shpejtë të kontesteve të konsumatorëve si mundësi për zgjidhje kolektive të kontesteve të konsumatorëve.

Deputetët në seancën e njëjtë e votuan edhe Propozim ligjin për plotësim të Ligjit për mbrojtjen shëndetësor.

Kuvendi e miratoi edhe konkludimin e propozuar të propozim ligjit për kërkesat teknike për produktet dhe vlerësimin adekuat në lexim të parë.

Kryetari i Kuvendit e ndërpreu seancën, ndërsa për vazhdimin e të njëjtën do të informojë në mënyrë shtesë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments