5.7 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaEkonomi(VIDEO) Kompania e afërt me Nikollovskin i blen drutë dhjetë herë më...

(VIDEO) Kompania e afërt me Nikollovskin i blen drutë dhjetë herë më lira sesa qytetarët

VMRO-DPMNE-ja ka akuzuar Ndërmartrjen Publike  “Pyjet e Maqedonisë” për lidhje me një kompani për prodhimin e paletave, e  cila sipas tyre është e afërt me ministrin e Bujqësisë, Ljupço Nikollovski. Cvetan Tripunovski nga VMRO-DPMNE tha se “Pyjet e Maqedonisë” i kanë ndihmuar kompanisë në fjalë që të ketë profit prej 3,5 milionë eurove, duke i shitur dru për 300 deri 525 denarë për metra kub, ndërsa ftoi Prokurorinë që të merret me rastin në fjalë.

CVETAN TRIPUNOVSKI

“Kjo është një nga kontratat që Ndërmarrja Publike ‘Pyjet e Maqedonisë’ ka lidhur me kompaninë ‘Eco Life’, për prerje të druve në Shën Nikollë, kompani kjo  që konsiderohet të jetë e afërt me Ljupço Nikolovskin. Me këtë kontratë Ndërrmarja Publike ‘Pyjet e Maqedonisë’ shet 3.165 metër kub dru me çmim prej 300 denarë për metër kub për dru selvie dhe 525 denarë për pishën e zezë. Po qytetarë të respektuar, mirë dëgjuat, një metër kub dru me çmim 300 dhe 525 denarë, për kompani të afërt me pushtetin, në kushtet kur një metër kub dru shitet me çmim mbi 5.000 denarë”.

Tripunovski sqaroi se kompania e njëjtë ka marrë leje për prerje të 35.000 metra kub drurëve në Dellçevë nga të cilat do të fitoheshin mbi 7 milionë kilogramë pelet, ose nëse merret parasysh se çmimi mesatar i një kilogram peleti është rreth 30 denarë, kompania do të arkëtojë mbi 200 milionë denarë.

CVETAN TRIPUNOVSKI

Vetëm me këto dy kontrata, qeveria mundëson fitime neto mbi 3 milionë e gjysmë euro për kompaninë Eco Life  e  afër me Ljupço Nikolovskin  dhe LDS-në. I bëj thirrje Prokurorisë Publike të hapë lëndë dhe të vërtetojë pse Ndërrmarja Publike ‘Pyjet e Maqedonisë’ nuk ka siguruar masë të mjaftueshme drurësh në magazinat e saj? Pse realizimi është gati 4 herë më i ulët se kur ishte në pushtet VMRO-DPMNE?  A fshihet një biznes pas gjithë kësaj që synon të rrisë artificialisht çmimin e druve të zjarrit dhe peletit dhe të mundësojë biznes për kompani të afërta me Qeverinë?

VMRO thekson se ministri Nikollovski në vend që të ikë, duhet të përgjigjet pse i la qytetarët dhe amvisëritë pa dru zjarri në fillim të sezonit të ngrohjes. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments