12.1 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTetova nuk është pajisur me autobus elektrik, kush dhe pse po i...

Tetova nuk është pajisur me autobus elektrik, kush dhe pse po i gënjen qytetarët ?. Është vetëm promovim i firmës ISUZU.

I pavërtetë është lajmi se Ndërmarrja Publike “Tetova Transport” është pajisur me autobus elektrik, i cili do të do promovohet nesër. Ndërmarrja në fjalë ka lëshuar një komunikatë ku thotë se do të promovohet një autobus elektrik dhe jo se ka blerë të njëjtin siç e kanë transmetuar mediat, Portalb.mk.

NDËRMARRJA NË NJOFTIMIN E SAJ NUK TREGOI SE NUK BËHET FJALË PËR PAJISJE ME AUTOBUS TË RI

Ndërmarrja Publike “Tetova Transport” dje përmes një komunikate në Facebook njoftoi se nesër (e premte- 30 shtator) do të prezantohet autobusi elektrik.

Në këtë komunikatë në asnjë moment nuk thuhet se ndërmarrja është pajisur me autobus elektrik, por që mënyra se si është shkruar nuk është konkretizuar mirë dhe lë hapësirë për keqkuptim.

Deklarata e plotë e ndërmarrjes “Tetova Transport”:

MEDIAT NJOFTUAN SE AUTOBUSI ËSHTË BLERË

Duke mos verifikuar nëse ndërmarrja është pajisur me një autobus të tillë, dhe çfarë konkretisht planifikohej me këtë aktivitet, disa media kanë shpërndarë lajm se Tetova është pajisur me autobus elektrik, kështu duke krijuar opinion publik të rremë.

AUTOBUSI VETËM PËR REKLAMË

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport” i pyetur nga Portalb.mk se a është blerë ky autobus apo është donacion, tha se autobusi elektrik është promovim i kompanisë ISUZU, ndërsa ata si ndërmarrje janë duke bërë një projekt që në të ardhmen të furnizohen me autobusë elektrik.

Edhe zyrtarisht nga kjo ndërmarrje për Portalb.mk njoftojnë se nuk bëhet fjalë për autobus të ri por vetëm promovim.

“Pasi ndërmarrja jonë NP “Tetova Transport”- Tetovë ka në përdorim autobusët e markës ISUZU po të njëjtët propozuan promovimin e prodhimit të tyre më të fundit si inovacion të tyre më të ri. Qëllimi i vetëm i saj është promovimi po ashtu edhe në qytetin tone të Tetovës të prezantohet modeli më i ri i autobusit elektrik ISUZU NOVOciti, e cila po ashtu do të bëhet edhe në të gjitha qytetet e tjera të RMV-së të cilat kanë transport publik”, thanë nga kjo ndërmarrje.

Ndërsa sa i përket asaj se a do të blejë ndërmarrja ndonjë lloj të tillë thonë se nuk ka buxhetin e mjaftueshëm për një të tillë.

Duke iu përgjigjur një këshilltari në lidhje me autobusin elektrik në seancën e djeshme të këshillit komunal të Tetovës, këshilltari komunal nga Lëvizja Besa, Arbër Ajdini i cili është edhe pjesë e ndërmarrjes “Tetova Transport” tha se është keqkuptuar se ndërmarrja ka siguruar autobus elektrik.

“Bëhet fjalë për një promovim nga ana e kompanisë ISUZU, autobusi i parë do të vijë në Tetovë, ato do të bëjnë promovime në të gjithë qytetet, një ndër qytetet e kanë zgjedhur edhe qytetin tonë, domethënë është promovim”, tha Ajdini.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments