10.3 C
Tetovo
E martë, 19 Mars, 2024
BallinaLajmePendarovski Von der Layen: Shpresojmë në mbështetjen e Komisionit Evropian në trajtimin...

Pendarovski Von der Layen: Shpresojmë në mbështetjen e Komisionit Evropian në trajtimin e krizës energjetike

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski po qëndron për vizitë pune në Sofje, ku me ftesë të homologut të tij bullgar Rumen Radev, do të marrë pjesë në ceremoninë me rastin e fillimit të punës komerciale të interkonektuesit të gazit Greqi – Bullgari.

Në ceremoninë, që po mbahet në Pallatin nacional të kulturës në Sofje, siç është paralajmëruar, po merr pjesë edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, presidentët e Azerbajxhanit dhe të Serbisë, Ilham Aliev dhe Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrat e Greqisë dhe të Rumanisë, Kirjakos Micotakis dhe Nikollae – Jonel Çuka.

Siç është parapparë Presidenti Pendarovski në kuadër të vizitës së tij në Sofje është takuar edhe me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula Von Der Layen.

Me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, biseduam në Sofje për rrjedhën e procesit të shqyrtimit dhe krizën energjetike. Shpresojmë në mbështetjen e Komisionit Evropian në trajtimin e krizës energjetike në frymën e solidaritetit evropian, theksoi Pendarovski.  

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për rrjedhën e procesit të shqyrtimit si një fazë e rëndësishme në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.   Presidenti Pendarovski theksoi se vendi është i gatshëm të bëjë reformat e nevojshme në fushat kyçe, si pjesë e procesit të anëtarësimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments