8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaOpinionSulejman Mehazi / A s'është e vërtetë se shqiptarët s'janë të barabartë...

Sulejman Mehazi / A s’është e vërtetë se shqiptarët s’janë të barabartë me maqedonasit.

Drejt e sinqerisht na tregoni ju të BDI-së, se, a s’është e vërtetë se shqiptarët s’janë të barabartë me maqedonasit?!

– Më 2001 luftën e filluat për territore e mbaruat me Marrëveshjen e Ohrid e 20% të shqiptareve;

– Luftën e filluat me komandant Rokin, Ilirin, Kushtrimin e tjerë, të gjithë i vratë e ju mbetët me Blerim Gruba, Musa Xhafera e Bujar Osmana. Po do thoni s’i vramë ne, ju jo, ama qeveria juaj së bashku me VMRO-në i vranë e s’u muar vesh kush i vrau, në psikologjinë shkencore të vrasjeve shtetërore  kurrë nuk zbulohen vrasësit shtetëror.

-Thoni se jemi të barabartë me maqedonasit, sikur të ishim të barabartë, pse flamuri ynë kombētar duket si leckë para flamurit  maqedonas?

-Pse thoni se jemi të barabartë kur burgjet në Maqedoni janë të stërmbushur me shqiptarë kundrejt maqedonasve?

-A është e vërtetë se funksionarët e partisë suaj para se të vini ju ishin kurrkushi e askushi, ishin stërvina  me stela e analfabetë e me ardhjen tuaj u bënë të pasur kundruall popullit fisnik e të varfër?

Sipas kushtetutës së Maqedonisë, i kujt është shteti i maqedonasve apo i shqiptarëve?, kurrsesi i shqiptarëve.

-A jemi të barabartë në buxhetin e shtetit: 95% buxheti shkon te maqedonasit, kurse ndoshta as 5% te shqiptarët dhe 5% s’ia jepni popullatës shqiptare, por e merrni për vete së bashku me bandën e BDI-së.

Po në Ministrinë e Mbrojtjes a jemi të barabartë?, kurrsesi jo. 

Po në  drejtësi, ekonomi, mjekësi e arsim a jemi të barabartë?, kurrsesi.

Pse rinia ikë me të madhe në shtetet e përparuara evropiane, mos jeni ju fajtorët kryesor?

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments