Derisa politikanët kërkojnë zgjidhje, një anketë e publikuar në mediat bullgare këtyre ditëve, sugjeron se 70% e bullgarëve nuk dëshirojnë tërheqje të vetos për Maqedoninë e Veriut.
Në qoftë se për maqedonasit e rëndësishme është tërheqja e vetos, pa dëm në identitetin maqedonas, për bullgarët më e rëndësishme është historia, në interpretime të moderuara ose ekstreme. Një anketë e publikuar në mediat bullgare këtyre ditëve, sugjeron se 70% e bullgarëve nuk dëshirojnë tërheqje të vetos për Maqedoninë e Veriut.
ANKETA
1.”Secili ka të vërtetën e tij, duhet të ulemi dhe të kuptohemi, por si do të jetë nuk e di. Jo vetëm maqedonasit, por edhe bullgarët duhet të ulen dhe të kuptohen dhe gjithçka duhet të jetë e mbështetur me fakte.”
2.”Ka edhe arsye të vjetra historike, i di por nuk kam kohë t’ua tregoj.
-A mund të zgjidhet kontesti?
Nuk e di, është e vështirë.
-Asnjëherë?
Jo asnjëherë, por vështirë.”
3.”-Pse Bullgaria nuk lejon negociata të Maqedonisë së Veriut me BE-në?
Ju jeni bullgarë, të gjithë jemi bullgarë.
-Si do të zgjidhet ky kontest?
Duhet ta pranoni se Samuili është cari ynë, se Kirili dhe Metodi janë tanët.!”
Në këtë kontekst televizioni bullgar “Nova” në ditën e vizitës së delegacionit nga Maqedonia e Veriut publikoi sondazh në bazë të të cilit madje 70% e bullgarëve janë kundër tërheqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE, ndërsa 19% japin “dritë jeshile”.