8.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmePahor: Do të ishte tragjike për Shkupin nëse vetëm Shqipëria mer dritë...

Pahor: Do të ishte tragjike për Shkupin nëse vetëm Shqipëria mer dritë jeshile për negociata

 Presidenti slloven, Borut Pahor theksoi sot se një nga detyrat e kryesimit slloven me BE-në dotë jetë zhbllokimi i fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, kjo është një çështje morale.

“Mendoj se duhet të gjejmë mënyrë që Bullgaria t’i jep dritë jeshile Maqedonisë. Kjo është një çështje morale për Europën, jo vetëm politike”, deklaroi Pahor për agjencinë sllovene CTA, para marjes së kryesimit të BE-së më 1 korrik.

“Jam i vetëdijshëm se nuk do të jetë lehtë, përpos kësaj, si duket ka më tepër gjasa që Shqipëria të mer dritë jeshile”, tha Pahor, por shtoi se nga pikëpamja e Shkupit, kjo do të ishte tragjike.

Ai shtoi se përparimi në zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit dhe se situata seriozisht tregon dekretin e fundit të presidentit amerikan Xho Bajden për ngrirjen e pasurisë për çdosecilin që do të kontribonte në destabilizimin e rajonit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments