7.4 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeAleanca për Shqiptarët reagon për gjimnazin “Sami Frashëri”! Premtojnë zgjidhje të problemit

Aleanca për Shqiptarët reagon për gjimnazin “Sami Frashëri”! Premtojnë zgjidhje të problemit

Reagim Aleanca për Shqiptarët:

Të nderuar përfaqësues të mediave dhe të nderuar qytetarë,

Objektin që e kemi pranë është shkolla e improvizuar në të cilën tani më 17 vite vijojnë mēsimin nxënësit e shkollës së mesme të gjimnazit “Sami Frashëri”, paralelet në gjuhën shqipe të shkollës së mesme të teknikës “Nace Bugjoni” dhe ato të mjekësisë.

Në vitin 2004 ky objekt u gjet si zgjidhje e përkohshme për të strehuar nxënësit shqiptarë të cilët prej vitit 2001 ishin larguar nga gjimnazi “Goce Dellçev” për shkak të incidenteve të shumta dhe dhunës ndaj tyre në atë periudhë kohore.

Në vitin 2004 ky objekt u quajt si zgjidhje e përkohshme, por si i tillë vazhdon të jetë deri më sot edhe pse nuk i plotëson as kushtet elementare për vijimin e procesit edukativo arsimor.

Siç mund ta shihni edhe vetë, objekti ndodhet në rrugë apo bulevardin kryesor që lidh qytetin me autostradën e që është hyrje-dalja kryesore e qytetit të Kumanovës. Kështu që nxënësit kontaktin e parë nga dera e hyrjes e kanë me rrugën, fakt që vë në rrezik të drejtpërdrejtë jetën e nxënësve.

Kjo shkollë e improvizuar nuk ka oborr, nuk posedon sallë sporti, kështu që orët e arsimit fizik e shëndetësor duhet të mbahen në klasë e të mësohet vetëm teoria, pa patur mundësi për pjesën praktike.
Shkolla nuk posedon asnjë kabinet për lëndët e biologjisë, fizikës, kimisë, apo ndonjë kabinet tjetër, pra të vetmet mjete që ka shkolla në dispozicion janë bankat, karriget, shkumësat dhe dërrasat e zeza.

Para çdo cikli zgjedhor kjo shkollë ishte temë e fushatave zgjedhore ku në vazhdimësi premtohej zgjidhje e këtij problemi tani më 20 vjeç dhe premtohej ndërtimi i një objekti të ri me të gjitha kushtet dhe standardet, por për fat të keq edhe ky projekt sikurse shumë të tjera mbeten sirtareve të partive që kanë udhëhequr viteve të kaluara.

Edhë në zgjedhjet e fundit lokale, por edhe në ato parlamentare u premtua se përfundimisht ky problem do të zgjidhet, por ja që asnjëherë nuk u realizuan premtimet dhe as që ka ndonjē iniciativë që të paktën të ishte siguruar trualli ku do të ndërtohej shkolla e re.

Të gjitha kêto fakte çojnë drejt një konkluze se këto parti që kanë qeverisur dhe qeverisin qoftë në nivel lokal apo në atë qendror, nxënësin shqiptar të Kumanovës e duan sa më pak të përgatitur dhe sa më pak tē motivuar, gjithnjë duke ia humbur shpresën për të jetuar e vepruar në vendlindje.

Por, këtë dukuri devijuese nuk do ta lejojmë ne! Aleanca për Shqiptarët publikisht premton se në momentin që do të jetë pjesë e pushtetit lokal apo qendor, prioritet i parë i marrëveshjes për qeverisje do të jetë pikërisht gjetja e zgjidhjes së këtij problemi dhe ndërtimi i një shkolle të re për gjimnazin shqiptar “Sami Frashëri”.

Ju lus juve mediave që t’i bëni një vizitë shkollës nga brenda dhe t’i vërtetoni këto që i themi ne, si dhe të filmoni pjesën prapa shkollës ku gjinden barakat, apo siç i quan populli kontenjerët e improvizuar, në të cilat ndjekin mësimin disa paralele të mjekësisë.

Ju faleminderit për kohën që keni ndarë!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments