10.8 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeRMV po përgatitet si t’i përgjigjet Strasburgut! Lëndët e PPS-së ku të...

RMV po përgatitet si t’i përgjigjet Strasburgut! Lëndët e PPS-së ku të përfshirë janë të aboluarit e Ivanovit në rrezik?!

Asnjë informacion nuk del nga Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, rreth aplikimeve që arritën nga Gjykata e Strasburgut në adresë të Qeverisë në lidhje me lëndët e ish-Prokurorisë Speciale, ku të akuzuar janë persona të aboluar nga ish-Presidentit Gjorge Ivanov. E gjitha që Mariçiq thotë është se jemi në fazë të hershme dhe se institucionet po përgatiten për strategjinë. “Ne tani jemi në fazë fillestare. Para dhjetë ditësh kanë arritur aplikimet për të marrë përgjigje nga qeveria, të cilat ende po i shqyrtojmë në institucionet tona, punojmë dhe përgatitemi intesivisht, dhe nuk do të jepja të dhëna konkrete se çfarë e si do të ndodhë, mendoj se do të bëjmë strategji adekuate që do të jetë për sundim të ligjit dhe shtetit të së drejtës”, tha Bojan Mariçiq – Ministër i Drejtësisë.

Tani për tani mbetet e panjohur se si Qeveria do të vërtetojë se abolimet e Ivanovit ishin joligjore!

Ish-gjykatësja në Gjykatën e Strasburgut, Margarita Caca-Nikollovska, thërret për durim dhe pritje të epilogut, sepse çdo gjë tjetër që thuhet është manipulim dhe që mund të jetë në disfavor të shtetit.

Interesi i Maqedonisë së Veriut është respektim i aktgjykimeve të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut dhe vendimet e të njëjtit thotë ajo.

“Ne mund të flasim për standardet, që janë publike dhe të ditura. Sipas meje, ai abolim, duhet të shqyrtohet nëse ka qenë ligjor ose jo, ky është elementi i parë kur duhet të fillohet të punohet për lëndën, e megjithatë të presim se si do të shkojë më tej”, u shpreh Margarita Caca-Nikollovska – ish-gjykatëse në Strasburg.

Duke u mbështetur tek abolimet e Ivanovit të vitit 2016-të, disa të akuzuar në lëndët e Prokurorisë Speciale, ngritën akuzë kundër shtetit para Gjykatës së Strasburgut, duke problematizuar procedurat gjyqësore në Maqedoni të Veriut. Kjo ka hapur edhe debatin nëse i vënë në pikëpyetje ose jo lëndët e PSP-së, që tani i kanë kaluar prokurorisë së rregullt. Mes tyre janë edhe Gruevski, Mijallkov, Jankullovska, Janakievski e disa ish-zyrtarë të tjerë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments