8.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajme“Boll më”, nesër protesta e 10-të në Tetovë, do të bllokohet bulevardi...

“Boll më”, nesër protesta e 10-të në Tetovë, do të bllokohet bulevardi Iliria

Këshilli organizativ i protestave kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, ka paralajmëruar bllokimin e Bulevardit Iliria në Tetovë, nesër nga ora 14:00 përmes një marshi protestues që do të mbajë të bllokuar rrugën në të dy drejtimet, deri tek objekti i ish-Monopolit. Nga lëvizja “Boll më” thonë se protestat nuk do të ndalojnë deri sa të pranohen të gjitha kërkesat e tyre dhe ato po marin gjithnjë e më shumë masovitet dhe mbështetje nga qytetarët.

“Pas dhjetë protestave masive dhe bllokadave, Këshilli Organizativ ka marrë përkrahjen e disa partive politike. Tash më takimet me koordinatorët e grupeve parlamentare kanë rezultuar të suksesshme, por ne nuk do ta marrim këtë si triumfalizëm përderisa kërkesat tona nuk implementohen dhe nuk zbatohen. Nëse do të vazhdohet me avazin e mospërfilljes së kërkesave tona, së bashku me qytetarët do të vazhdojmë të protestojmë, do ti bllokojmë të gjitha rrugët, deri në pranimin e të gjitha kërkesave. Njëherit ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që ti bashkohen marshit të madh protestues të ditës së premte në ora 14:00, nga Sheshi Iliria deri te Monopoli dhe anasjelltas”, ka thënë Afrim Idrizi nga këshilli organizativ i protestave.

Në këto protesta, organizatorët dhe qytetarët kërkojnë anulimin e vendimit të fundit të Komisionit rregullator për energjetikë energjetik, zbritjen e rrymës për 33%, ulje të TVSH nga 18% në 5 %; Parlamenti të shkarkojë komisionin dhe të formojë komision me ekspert të huaj dhe vendit; rrjeti i distribuimi të kalojë në pronësi të shtetit dhe falje të borxhit të rrymës elektrike për qytetarët e rasteve sociale. Protestat e para kundër vendimit të komisionit për shtrenjtim të energjisë elektrike, filluan që në muajin Gusht. Deri më tani janë mbajtur protesta në 10 javë radhazi, ndërsa është protestuar në qytete të ndryshme në të njëjtën kohë, si në Shkup, Tetovë, Kërçovë, Dibër, Kumanovë dhe vende të tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments