16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajme156 raste të reja me Covid-19, kryesojnë Komunat e Shkupit

156 raste të reja me Covid-19, kryesojnë Komunat e Shkupit

Numri i të infektuarve në vend i afrohet 5 mijëshes. Duke përfshirë edhe mbi 150 rasteve të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

100 nga rastet e reja, apo 64% janë komunat e kryeqytetit. Gjatë natës së kaluar janë regjistruar edhe 6 viktima, 4 në Shkup dhe 2 në Tetovë, që e çojnë numrin e të vdekurve nga koronavirusi në 222.

Për momentin në vendin tonë ka 2733 raste aktive me koronavirus. Kurba e të infektuarve nga rezultatet e sotme është 12.1%. Ministri i Shëndetësisë tha sot se pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve, vendi ka kapacitete të mjaftueshme për të përballuar gjendjen momentale. Ndërkohë që vendi çdo ditë po regjistron shifra të larta me të infektuar, qytetarët ende vazhdojnë të mos respektojnë masat mbrojtëse. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, nga Prilepi sot paralajmëroi se më së voni nesër, do të shpallen publikisht emrat e personave që nuk duan të marrin vendimet për vetizolim, dhe shtoi se bëhet fjalë për 450 vendime të tilla. Institucionet kanë hasur në vështirësi në shpërndarjen e vendimeve për vetizolim, pasi që në shumë raste qytetarët nuk kanë dhënë adresa të sakta.

Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se gjatë 24 orëve të fundit 705 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, gjegjësisht mbajtjen e maskës. Në mbarë vendin 702 personave u është dhënë vendim për izolim , derisa 210 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments