13.2 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaOpinionProf.dr Abdulla Mehmeti / TRE PERSONALITETE TË BOTËS SHQIPTARE (ARBËRORE), PRINCIPATËN E...

Prof.dr Abdulla Mehmeti / TRE PERSONALITETE TË BOTËS SHQIPTARE (ARBËRORE), PRINCIPATËN E VOGËL TË MOSKOVIT E SHNDËRRUAN NË PERANDORI TË MADHE TË RUSISË,

Shpalime historie

TRE PERSONALITETE TË BOTËS SHQIPTARE (ARBËRORE), PRINCIPATËN E VOGËL TË MOSKOVIT E SHNDËRRUAN NË PERANDORI TË MADHE TË RUSISË, NGA GJYSMA E DYTË E SHEK. XV DHE GJYSMA E PARË E SHEK. XVI

1. Zoje Paleologu (1448 – 1503), princesha arbërore e martuar (përmes Vatikanit) me princin e Madh të Moskovit, Gjon Vasilin (Ivan III Vasilyevich, 1440-1505);

2. Vasili III (1479 – 1533) , djali i Zojës, princi i madh i Moskovit;

3. Mihal Artioti, i njohur me mbiemrin Trivoli (1475 – 1556), ndër rusët dhe evropianët i njohur me emrin fetar Maksim Greku dhe si Maksim Ilini (iliri), filozofi dhe teologu me prejardhje shqiptare (arëbërore), dijetari më i madh i kohës në Evropë dhe Rusi, që përhapi dijen shkencore dhe fetare (përktheu liturgjinë në gjuhën sllave), përhapi frymën e Humanizmit dhe Rilindjes (Renesancës) evropiane ndër popujt e prapambetur të Rusisë (atëkohë Moskovi), hapi shkollat e para moderne, i njohu ata me zbulimet e reja në botën evropiane dhe arbërore, si zbuli i Amerikës etj., si dhe këshilloi princat rusë (me nënë e gjyshe shqiptare) si ta zgjerojnë shtetin, duke e shndërruar në Perandori nga më të fuqishmet në shekujt e ardhshëm, me pretendime të bëhet ROMA E TRETË, që ia panë sherrin vetë krijuesit e saj dhe të gjithë shqiptarët më vonë. (Zoja u helmua, ndërsa Mihal Artioti i kaloi afër 30 vitet e fundit të jetës së tij me persekutime, në izolim dhe internim). Pas gati pesë shkujve (500 vjet) u shpall shenjtor i ortodoksisë ruse nga Kisha Ortodokse e Moskës (më 1988).

4. Edhe Cari i Rusisë, Ivani i Tmerrshëm* ka qenë nipi nga i ati i princeshës arbërore, Zoje Paleologu, por edhe me nënë jo ruse, me prejardhje nga vendet ballkanike.

Gjatë ditëve në vazhdim do të shkruajmë më hollësisht për këto personalitete, me të dhënat që janë thënë deri më sot nga studiuesit shqiptarë dhe të huaj, si dhe ato që nuk janë thënë, janë fshehur e falsifikuar nga propaganda politike dhe fetare deri më sot.

* Mbretërimi i Ivanit të Tmerrshëm është mishërimi i Rusisë në shekullin e 16-të. Kjo është koha kur një shtet i centralizuar formohet nga territoret e pushtuara. Ivan i Tmerrshëm personalisht pati një dorë në formimin e një forme të re të sundimit autokratik në Rusinë e Moskës. Shumë historianë të historiografisë para sovjetike dhe moderne e argumentojnë se sa e dobishme ishte veprimtaria e Ivanit të Tmerrshëm për Rusinë. Çfarë ishte më shumë, pozitive apo negative, dhe cili është roli i Ivanit IV në zhvillimin e Rusisë. Dikush e konsideron atë një shenjt, dikush thotë se Ivan i Tmerrshëm bëri katastrofën për Rusinë e Moskës.

** Për figurën, veprimtarinë dhe përkatësisnë arbërore (shqiptare) të Mihal Artiotit (Trivolit), afër pesë shekuj i harruar dhe i panjohur për shqiptarët, për herë të parë kanë shkruar studiuesit pas 387 vjetësh nga vdekja e tij, së pari studiuesit rusë, më 1943, më vonë autorët shqiptarë, studiuesi Mikel Prenushi, në vitin 1981 dhe më vonë Kolec Traboini (shkrimtar dhe skenarist nga Shkodra), në vitin 2004, pas 448 vjet nga vdekja e dijetarit të famshëm arbëror (Shih: gazeten ILLYRIA, New York, nr. 1334, 16 -19 prill 2004 dhe gazeta “Koha jonë”, nr. 120, 3 maj 2004, f. 21)

(12 qershor 2022)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments