13.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeQeveria e Maqedonisë, 100 mijë euro për Shqipërinë

Qeveria e Maqedonisë, 100 mijë euro për Shqipërinë

Maqedonia do ta ndihmojë Shqipërinë me rreth 100 mijë euro. Qeveria në ndërkohë ka dërguar 30 ekipe profesionale që do të ndihmojnë për shpëtimin dhe dhënien e ndihmës së parë për qytetarët. Do të dërgohet edhe mekanizëm për largimin e mbetjeve nga shembjet. Të gatshëm për intervenim janë edhe mjekët. Kryeministri Zaev shprehu ngushëllime për viktimat e tërmetit.

Ofrojmë ndihmën tonë, çdo gjë që është e mundshme që të shpëtohen jetët e njerëzve, të kthehet jeta në normalitet. Më vjen keq për këtë fatkeqësi, e ndjemë edhe ne në Shkup, e ndjeu edhe pala tjetër në Adriatik në Itali. Por, për fat të keq epiqendra prej 6,3 ballëve me të vërtetë ka shkaktuar dëme të mëdha dhe çfarë është më e rëndë, humbja e jetëve të njerëzve- tha Zoran Zaev.

Qyteti i Shkupit dërgoi dy ekipe. Shilegov, duke nënshkruar urdhrin e udhëtimit, dërgoi katër zjarrfikës në Durrës.

Ekipi i dytë është përbërë nga dy persona, që do të regjistrojnë në vendngjarje me dron termik dhe kamera termike, në mënyrë që të jenë në gjendje të zbulojnë të mbijetuarit në mbeturinat, si dhe një dron që do të bëjë hartë 3D të terrenit, në mënyrë që dëmtimi i shkaktuar ose dëmtimi i ndërtesave të mund të hartografohet dhe të vihet në dispozicion të shërbimeve të shpëtimit që ndodhen atje-tha Petre Shilegov ,Kryetari i Qytetit të Shkupit.

Epiqendra e tërmeteve është rreth 170 kilometra në perëndim të Shkupit, dhe në metropol, sipas sizmologëve, dridhja kryesore u ndje mbrëmë prej 5 ballëve, sipas shkallës makro-sizmike evropiane, kryesisht në Maqedoninë perëndimore.

Rregulli themelor është se atje ku ka pasur një tërmet, do të ketë përsëri një tërmet. E vetmja pyetje është se kur do të ndodhë dhe sa i fortë do të jetë- tha Dragana Cërniq, SEIZMOLOGJI.

Qytetarët u frikësuan. Por nuk janë zgjuar të gjithë. I pyetëm si reagojnë kur ka tërmet?

Nuk ka vende të tilla të sigurta, por afër shtretërve tanë ku flemë nuk duhet të kemi objekte të vendosura afër tyre që mund të bien dhe të na dëmtojnë në rast të një tërmeti dhe të shkaktojnë lëndime- tha Dragana Çernih, Sizmologji.

Nga Sizmologjia u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos bëjnë panik dhe të rrinë të qetë nëse ka ndonjë tërmet të fortë, të presin një minutë dhe më pas të largohen nga objektet. Nuk duhet të vrapojnë nëpër shkallë, nuk duhet të përdorni ashensorë dhe sigurisht nuk duhet të hidheni nga ballkonet.

Igor

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments