3.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaNumri i të shëruarve nga koronavirusi në botë shkon në mbi 1,4...

Numri i të shëruarve nga koronavirusi në botë shkon në mbi 1,4 milion

Sipas të dhënave në faqen “Worldometer”, në botë deri më tani nga koronavirusi janë shëruar 1.400.009 njerëz

Ankara

Numri i të shëruarve nga koronavirusi (COVID-19) në botë ka shkuar në mbi 1,4 milion, transmeton Anadolu Agency (AA)

Sipas të dhënave në faqen “Worldometer”, në botë deri më tani nga koronavirusi janë shëruar 1.400.009 njerëz

Më së shumti të shëruar janë regjistruar në SHBA, 223.749, pasuar nga Spanja me 173.157, Gjermania 143.300, Italia 99.023, Turqia 86.396, Irani 83.837 dhe Kina 78.046 të shëruar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 11 mars përhapjen e koronavirusit e shpalli “pandemi globale”.

Përveç Evropës, OBSH ka shpallur SHBA-në si epiqendrën e re të pandemisë së koronavirusit, e cila u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar në qytetin kinez Wuhan.

Më shumë se 276 mijë njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në gjithë botën, ndërsa numri i të infektuarve është mbi 4 milionë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments