8.5 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeKryetari i TDP-së reagon pas lajmeve tendencioze: TURP për opozitën, TDP ka...

Kryetari i TDP-së reagon pas lajmeve tendencioze: TURP për opozitën, TDP ka zyrat në sheshin Skenderbeu

Pas lajmeve tendencioze se kryetari i TDP-së ka refuzuar që tubimi i “Forntit Europian” të mbahet në sheshin Skenderbeu, ka reaguar kryetari i kësaj partije Beixhan Iljaz.
Ai në një prononcim për portalin TS thotë se këto janë shpifje dhe komedi në vete

“Kjo është një shpifje më e ulët e opozitës. Turp i madh. Mjaftë e përdorni heroin kombëtrarë Skenderbeun për ççshtje të vogla politike” u shpreh për TS kryetari i TDP-së Beixhan Iljaz.

Iljaz më tej shton se kjo është një komedi dhe se qendrën e partisë e kemi tek sheshi Skenderbeu.
“Kjo është një komedi, po ne qendrën e partisë e kemi tek Sheshi Skenderbeu. Ndërsa disa të tjerë vijnë tek sheshi vetëm kur ju duhet të shfrytëzojnë personalisht, ndërsa ne jemi çdo ditë në Shesh” thoët më tej kryetari i TDP-së
Ai sqaron se tubimi i Frontit Europian do të jetë në Sheshin Maqedonia, ndërsa anëtarët e TDPçsë do të grumbullohen nga sheshi Skenderbeu ku do të nisen drejtë tubimit.
“Sot tubimi është në Sheshin Maqedonia, dhe ne si TDP do të mblidhemi tek Sheshi Skenderbeu, dhe nga aty do të nisemi drejtë tubimit të madh të Frontit Europian” tha në fund Beixhan Iljaz kryetar i TDP-së tani kandidat për deputet nga Fronti Europian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments