18.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeNga e premtja pensionet do të mund të tërhiqen përmes bankomatëve

Nga e premtja pensionet do të mund të tërhiqen përmes bankomatëve

Sipas rekomandimit të Qeverisë të publikuar pas seancës së saj të fundit, nga e premtja, 24 prill, bankat do të duhet të ua mundësojnë pensionistëve të marrin  pensionet për muajin prill nëpër aparate ATM (bankomatë).

Qeveria gjithashtu ka udhëzuar Fondin Pensional që të paraqesë të dhënat e pensioneve në bankat tregtare deri më 23 prill.

Rekomandohet që bankat tregtare, përmes filialeve dhe ekspoziturave të tyre të shpërndajnë pensione për pensionistët që nuk shfrytëzojnë kartelë sipas orarit përkatës;

– Të hënën, më 27 prill 2020, realizohet pagesa e pensioneve deri në 11,000 denarë;

– Të martën, 28 Prill 2020, realizohet pagesa e pensioneve në vlerë prej 11,001 denar në 14,000 denarë;

– Të mërkurën, 29 Prill 2020, pagesa e pensioneve në vlerë prej 14,001 denarë në 18,000 denarë;

– Të enjten, me 30 prill 2020, pagesa e pensioneve në vlerë mbi 18,000 denarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments