3.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeMinistri i Kulturës, Hysni Ismaili, pjesë e seminarit "Seminari i Ballkanologjisë"...

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, pjesë e seminarit “Seminari i Ballkanologjisë” organizuar nga ITSHKSH

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, mori pjesë dhe i përshëndeti pjesëmarrësit e konferencës shkencore dyditore “Seminari i Ballkanologjisë” me temën “Figura e tjetrit në kulturën ballkanike”, e organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve.

Ministri i Kulturës në fjalimin e tij para të pranishmëve e theksoi rëndësinë e seminarit që po zhvillohet sot dhe nesër pikërisht në kryeqendrën ballkanike në Shkup.

“Ballkani vërtet mund të jetë sot zona e zjarrit, por njëherazi mund të jetë edhe zona e flakës së dashurisë dhe urrejtjes së sinqertë. Edhe tjetri në Ballkan ose dashurohet deri në vdekje ose urrehet për vdekje. Vetëm në Ballkan dashuria dhe urrejtja janë të zjarrta, do të thoshte prof. Muhiqi në Apologjinë e tij për Ballkanin. Prandaj, mjeshtëria e ballkanasve është si ta shndërrojnë këtë sinqeritet për tjetrin në dashuri dhe si ta bëjnë Ballkanin vatër ku lindin mendjendriturit e kontinentit që edhe emrin e ka marrë nga Ballkani”, tha ministri Ismaili.

Image may contain: 4 people, suit
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments